-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ç’po ndodh kështu? Familjes rome i mohohet hyrja në pishinën publike

Kryesoret

Një familjeje rome i është mohuar hyrja në një pishinë publike në Kistendil, në perëndim të Bullgarisë. Radio Evropa e Lirë ka sjellë dëshminë e Arso Ganev, i cili ka shkuar për t’u freskuar në pishinën e një hoteli në vendlindjen e tij, por ka hasur në refuzim. Sipas tij arsyeja e vërtetë është diskriminimi pasi ata janë romë.

“Një grua më tha se pishina është e hapur deri në orën 20:00, që i binte se kemi mjaftueshëm kohë për ta shfrytëzuar pishinën. Më vonë një grua më në moshë tha se kanë 50 mysafirë në hotel dhe nuk mund të na lënë brenda”, u shpreh Ganev.

Ndonëse ata janë bllokuar, personat e tjerë kanë hyrë në pishinë pa u penguar nga askush. Duke menduar se atë ditë ka pasur probleme në menaxhim, Ganev ka pyetur nëse mund të shkojnë aty një ditë tjetër, mirëpo shpejt e kanë kuptuar se është e kotë dhe se bashkë me familjen do t’i ndalohet hyrja, pavarësisht se kur shkon. Ganev dyshon se kjo lidhet me faktin që janë romë.

“Komuniteti i romëve është dorëzuar ndaj diskriminimeve. Ata thonë se bizneset private mund të vendosin vetë se kush mund të hyjë e kush jo. Unë nuk pajtohem. Mendoj se sapo të hapet një biznes, ai duhet të jetë i qasshëm për të gjitha grupet etnike”, ka thënë Ganev, këshilltar për edukim, në disa përgjigje për Shërbimin bullgar të Radios Evropa e Lirë.
Sikurse në secilin vend në Evropë, romët në Bullgari përballen me diskriminim. Nga rreth 700.000 sa janë, ndonëse shifra e saktë nuk dihet pasi shumica frikësohen të identifikohen hapur, shumica e romëve në Bullgari jetojnë me plot kufizime në shoqëri, dhe me raste, edhe në ambient armiqësor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit