-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Rama dhe ‘dashuria’ e shtirur për Italinë!”, Shehu: Prej 2013-s nuk ka ndërtuar asgjë reale me partnerin tonë strategjik

Kryesoret

Rama dhe “dashuria” e shtirur për Italinë!
Mbas “avullimit” të Ballkanit të hapur, Lindor-Vuçiçian, Rama kërkon të tregohet ithtar i Perëndimit, edhe me përbetimet për “Procesin e Berlinit”! Në fakt në këtë linjë të tij vetëm aparente perëndimore, ka një paralelizëm me çfarë po përpiqet të transmetojë dhe “Shefi” i tij, Presidenti Erdogan.

Dhe pikërisht këtu i duhet “miqësia” me Italinë, edhe në këto momente të përkeqësimit të marrëdhënieve me Greqinë, si pasojë e veprimeve arbitrare të tij. Italia është partneri i ynë i vyer strategjik, porta e integrimit tonë evropian.

Me të cilin Rama prej 2013 nuk ka ndërtuar asgjë reale, konsistente, vetëm fjalë.
Në asnjë rast Rama nuk ka tentuar të krijojë, aq sa mundej ai, “hapësira” për forcimin e rolit të Italisë në rajon e aq më pak në Shqipëri. Asnjë hap konkret, përkundrazi vetëm veprime direkte a indirekte për të zbehur rolin e Italisë, qoftë dhe me tentativat për të forcuar rolin e partnerëve lindorë.

Dhe këto ndesh me interesat tona e të Rajonit në tërësi. Por tashmë në nëntor, Rama është përpara një “prove” konkrete. Ministria e jonë e Jashtme me Notë Verbale më parë njoftonte Italinë se për vendin organizues të EXPO 30 do ta mbështesë atë, përballë Arabisë Saudite e Koresë së Jugut: krejt normal ky pozicion.

“Çuditërisht” më tej qëndrimi shqiptar ka devijuar drejt Arabisë Saudite?! Për Italinë mike, unë si ish-Ministër i Jashtëm, gjykoj se kjo është një çështje thelbësore, që nuk mund të mos influencojë në marrëdhëniet tona.

Pra Rama duhet të vendosë deri në Nëntor; një provë e vogël, por konkrete kjo për “dashurinë” e tij ndaj Italisë e BE, jashtë deklamimeve boshe. Aq më shumë besoj se tashmë është thelluar dilema e Ramës, mbas disa zhvillimeve të reja shumë pozitive për forcimin e rolit të Italisë në Rajon…”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit