Gjykata e Vlorës ka lënë në burg xhaxhain dhe nipin që u kapën dy ditë më parë duke lëvizur me mina në qytet.
Sipas informacioneve mësohet se në seancën e kësaj të shtune, prokurorja Ajkuna Anxhaku e ka cilësuar të ligjshëm ndalimin e tyre dhe ka kërkuar arrestimin me burg për Fatjon dhe Ergys Gjonaj.
Kishin fshehur në makinë dy mina me telekomandë, në pranga dy persona në Vlorë
Këta dy shtetas janë arrestuar në hyrje të qytetit të Vlorës dy ditë më parë, pasi në makinën e tyre janë gjetur dy mina me telekomandë.