-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Joy Ayoko/ Zbardhen detaje të reja nga letër-porosia e autoriteteve shqiptare për homologët kenianë

Kryesoret

Janë zbardhur detaje nga letërporosia e autoriteteve shqiptare drejtuar homologëve kenianë për vdekje e 22-vjeçares Joy Ayoko. Mësohet se Drejtoria e Hetimeve Penale të INTERPOL Kenias ka kontaktuar nënën e Joy, Ruth Abongo dhe i kanë kërkuar raportin e vdekjes së të bijës për llogari të autoriteteve shqiptare.

Mësohet se ajo ia ka dërguar 3 ditë më parë. Sipas News24, përveç raportit të vdekjes së 22-vjeçares në letërporosi autoritetet shqiptare kanë kërkuar edhe marrjen në pyetje të nënës, motrës dhe vëllait të Joyt, si edhe shoqes së të ndjerës në Kenia, me të cilën 22-vjeçarja ka komunikuar pak minuta para ngjarjes së rëndë ku u dhunua barbarisht.

Shoqja e dhomës së Joy, Emily Mutua i ka treguar motrës së Joy autorin e vrasjes së 22-vjeçares dhe për këtë arsye do të merren në pyetje të dyja.
Këto persona pritet të merren në pyetje në ditët në vijim nga autoritetet keniane sipas pyetjeve që i kanë nisur autoritetet shqiptare dhe më pas do i kthehet përgjigje letërporosisë së prokurorisë shqiptare.

Mësohet se atoritetet keniane kanë nisur kontaktimin e personave që do pyeten. Po ashtu autoritetet shqiptare kanë kërkuar informacion edhe për laptopin e Joy, i cili ndodhet në Kenia, pasi për grupin hetimor mund të jetë një provë e rëndësishme.

Sipas informacioneve nga avokati mbrojtës i vajzës keniane, prokuroria po pret mbërritjen e përgjigjeve të letërporosisë nga Kenia, si prova të rëndësishme për zbardhjen e ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit