-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagosi gruan dhe djalin, 62-vjeçari mbyllet në banesë me armë, qëllon në drejtim të policisë

Kryesoret

Mëngjesi i sotëm ka nisur me trazira dhe dhunë në fshatin Qesarakë të Maliqit.

Policia bën të ditur se një 62-vjeçar me inicialet R. M. ka plagosur me thikë gruan 58-vjeçare në këmbë.

Ai gjithashtu ka goditur me mjet të fortë në kokë djalin e tij 27-vjeçar me inicialet K. M.

Të dy të plagosurit ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore. Pas ngjarjes së dhunës 62-vjeçari është mbyllur në banesën e tij. Ndërsa mësohet se është i armatosur me armë zjarri.

Policia ka rrethuar banesën dhe kanë marrë masa sigurie, pasi 62-vjeçari ka hapur zjarr në drejtim të Policisë lokale.

Sipas deklarimeve paraprake të marra familjarëve të tij, dyshohet se shtetasi R. M., vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Operacioni për kapjen e tij, po vijon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit