Ditën e sotme policia ka bërë të mundur arrestimin e dy shoferëve të cilët u përfshinë ditën e djeshme në një aksident ku mbeti i vdekur një 60-vjeçar.
Aksidenti u regjistrua pasditen e djeshme në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”. Nga përplasja e makinave të 47-vjeçarit me inicialet D. S. dhe 39-vjeçari me inicialet T. G. u plagos dhe humbi jetën 60-vjeçari me inicialet V. G.
Viktima ndodhej anash rrugës me bagëti kur ndodhi aksidenti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.