-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emigracioni, “Daily Mail”: Kontrabandistët shqiptarë vazhdojnë tregtinë edhe pas tragjedisë

Kryesoret

“Daily Mail” ashtu si qeveria britanike nuk e harron në asnjë moment çështjen e emigrantëve ku shpesh vë në qendër të vëmendjes edhe shqiptarët.

Në një artikull të publikuar së fundi “Daily Mail” ka risjellë edhe një herë problemin e reklamave që paraqesin në rrjetet sociale kontrabandistët për të arritur në tokën britanike.

Vetëm ditën e djeshme në kanalin anglez humbën jetën 6 persona pasi u mbyt një varkë me emigrantë.

As një tragjedi si ajo e ditës së djeshme, nuk i ka ndaluar kontrabandistët shqiptarë të reklamojnë ‘biznesin’ e tyre të paligjshëm nëpër rrjetet sociale.

Në artikull e publikuar nga prestigjiozja britanike flitet për çmimet dhe reklamat që drejtuesit e këtyre rrjeteve praktikojnë për këtë biznes ilegal fitimprurës.

Daily Mail shkruan se gjatë kontaktimit me shqiptarët që mundësojnë kalimin me gomone në kanalin e La Manshit kanë deklaruar se nuk ka asgjë për tu shqetësuar pasi personat e mbytur nuk janë klientët e tyre.

“Kur ngritëm shqetësimin për varkën që u mbyt, ata na thanë se jo të gjithë mbyten. Ne bëjmë udhëtime çdo ditë, shumica prej tyre të suksesshme. Deti do jetë super i qetë”, është shprehur trafikanti shqiptar.

Ndërsa emigrantët që arritën të shpëtonin pasi varka me të cilën lëviznin u fundos në brigjet veriore të Francës, janë strehuar në kampe.

Ata janë shprehur se do të tentojnë sërish të hyjnë në Britani, nëse kthehen mbrapsht pavarësisht rrezikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit