Desmond Thompson, 49-vjeç nga Cheltenham është dënuar me tre muaj burg për abuzim racor ndaj një roje sigurie të një dyqani, pasi mendonte se ky i fundit ishte me origjinë shqiptare dhe e kishte ofenduar.
Thompson kishte hyrë në dyqan më 4 nëntor të vitit të kaluar dhe po shikonte rreth departamentit të parfumerisë së dyqanit, por oficerët e sigurisë i panë si të dyshimta lëvizjet e tij.
Ai po vëzhgohej si një vjedhës i skeduar dyqanesh, dhe u pikas nga oficerët e sigurisë në dyqan, raportojnë mediat e huaja.
“Thompson më pas vazhdoi ta shante oficerin, pasi besonte se ishte shqiptar. Ai i tha se duhet të kthehej në shtëpi në Shqipëri. Ai e kërcënoi se do ta shkatërronte dyqanin dhe i tha oficerit se ai dhe bashkatdhetarët e tij kishin ardhur këtu dhe u kishin marrë punët,” tha prokurori i çështjes.
Roja i sigurimit i tha Thompson-it se ai në fakt ishte me origjinë polake dhe jo shqiptar. Thompson u përgjigj: “Epo, ti sërish nuk je anglez, apo jo shoku?”.
Avokatja e Thompson, Caitlin Evans, tha në mbrojtje të klientit se ai ishte penduar për veprimet e tij.