Ish-kryebashkiak i Fushë Arrëzit, Fran Tuci ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është transferuar në spitalin e burgut.
Tuci u arrestua në urdhër të SPAK nën akuzën u për shpërdorim detyre dhe shkatërrim prone.
Ai ndodhej në paraburgimin e Recit në Shkodër. Vlerësimet e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit flasin për një dëm prej më shumë se 2 milionë euro, të shkaktuar nga dëmtimi i terrenit dhe shpyllëzimi i sipërfaqes nga e cila është përfituar rruga e hapur privatisht.