-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Fredi na jep kurajë nga burgu”! Vëllai i Belerit ankohet te grekët për Shqipërinë

Kryesoret

Pasditen e djeshme një grup qytetarësh protestuan në Himarë duke kërkuar lirimin e kryetarit të zgjedhur të bashkisë, Fredi Beleri, që u arrestua dy ditë përpara procesit të votimit në 14 Maj për blerje votash.

Sot në një intervistë për mediat greke, vëllai i të arrestuarit, Leonard Beleri u shpreh për “Sky” se Fredi u jep kurajo nga burgu për të përballuar betejën.

“Ne marrim forcë prej tij, Fredi e di që ndjekja e tij është politike. Ai ka qenë në politikë që në moshën 20-vjeçare, interesohet për vendin e tij.

Ne duam që Shqipëria të anëtarësohet në familjen e BE-së, por një vend me sjellje të tilla nuk mund të bëhet pjesë e kësaj familjeje.

Në 10-12 vitet e fundit gjithçka që ndërtohet në zonë nuk është e vendasve dhe as e investitorëve të huaj, siç ishte kërkesa për të futur kapital të huaj në zonë dhe për të krijuar vende pune. Është vetëm e shqiptarëve.

Nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj. Të gjithë janë zyrtarë aktualë dhe ish. Fredi është i pastër. Duhet të lirohet” tha ai. Por kryeministri Edi Rama sot kishte një përgjigje të gjatë dhe të prerë për Fredi Belerin dhe mbështetësit e tij në Greqi.

Rama i përgjigjet Greqisë për Belerin: Nuk digjet jorgani për një plesht

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit