Dua Lipa nuk i ndahet Shqipërisë këtë verë. Në fillim të gushtit këngëtarja kaloi disa ditë pushime me familjen dhe miqtë në bregdetin shqiptar.
Më vonë ajo shkoi në Greqi për të kaluar pushimet me të dashurin, Romain Gavras. Dhe sot Dua është rikthyer sërish në atdhe.
Këngëtarja ka bërë disa postime në profilin e saj ku tregon se është rikthyer në bregdetin e jugut të Shqipërisë. Në një prej tyre ajo shfaqej edhe me të ëmën, Anesa Lipën.