-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Institucionet po punojnë për mbajten e zgjedhjeve të reja në veri

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha të martën se është çështje ditësh kur do të përfundojnë aktet nënligjore që i hapin rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri të Kosovës dhe shpalljes së zgjedhjeve të reja, ndërsa kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë trysni mbi Serbinë për t’i dhënë fund frikësimit të serbëve në veri.

Ajo i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Dragashit rreth 90 kilometra në jug të Prishtinës, gjatë së cilës tha se institucionet e Kosovës kanë vullnet për përmbushjen e kërkesave për shtensionimin e situatës në veri.

“Është çështje ditësh kur do të përfundojë baza ligjore sa i përket akteve nënligjore edhe atyre të ministrisë dhe të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i përcaktojnë afatet dhe çështjet teknike procedurale lidhur me zbatimin e nenit 72 të ligjit për vetëqeverisje lokale. Pra aktet nënligjore pasi të përfundojnë, i takon pastaj qytetarëve në veri se a dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë të drejtë apo jo,” tha Osmani.

Zgjedhjet e reja në veri janë pjesë e hapave për uljen e tensioneve që shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë që dolën nga zgjedhjet e 23 prillit të bojkotuara nga serbët, u dërguan në zyrat e komunave veriore me mbështetjen e policisë.

Qeveria e Kosovës ka thënë se pret që deri në fillim të muajit shtator të përfundojë hartimi i një dokumenti, nëpërmjet të cilit pritet të përcaktohet rregullat se si të organizohet peticioni, që do t’u mundësonte qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre. Për të pasur sukses peticioni, sipas zyrtarëve të qeverisë duhet të shprehë vullnetin e 20 për qind të votuesve të një komune. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit