Më datën 10 shtator, stadiumi “Air Albania” do të jetë në kapacitetin e plotë, pasi mësohet se të gjitha biletat janë shitur.
Do të jenë 20 mijë tifozë kuq e zi të cilët do të mbështesin ekipin tonë kombëtar në këtë përballje tepër të rëndësishme ndaj polakëve të Lewandowski.
Përpara kësaj përballje, Shqipëria do të ndeshet më 7 shtator kundër Çekisë dhe tre ditë më pas, do të jetë përballje ndaj Polonisë, ndeshje që shihet si vendimtare për fatet e dy ekipeve për kualifikimin në finalet e “Euro 2024”.