-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërndanin ekstazi në lokalet e Bllokut, këta janë 5 të arrestuarit në Tiranë

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme policia e Tiranës ka vënë në pranga 5 persona pasi shisnin ekstazi në lokalet e natës në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Sot janë zbuluar emrat e pesë personave të arrestuar ndër të cilët 2 prej tyre janë shqiptarë të Kosovës ndërsa 3 të tjerët janë nga Tirana.

U kap me drogë në Tiranë, Vetëvendosja: Do t’a përjashtojmë

Në pranga janë vënë Mithat Ramadani, Besnik Mujeci, Kalem Picari, Ambra Myftari dhe Daniel Avdia.

Besnik Mujeci ka sjellë një bujë të madhe në mediat kosovare pasi ai është zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo parti është shprehur se kanë nisur diskutimet dhe do të mbajnë një mbledhje për këtë çështje për t’a përjashtuar.

Mediat në Prishtinë: Zyrtari i Vetëvendosjes u kap me drogë në Tiranë

Mësohet se droga sigurohej nga dy të arrestuarit nga Kosova të cilët e dërgonin mallin për mes linjës së autobusëve Prishtinë-Durrës.

Nga Durrësi për në Tiranë ekstazi dërgohej për mes makinave me qira ku më pas shitej nga 3 të arrestuarit e tjerë në zonën ish-bllokut.

Për veç arrestimit të tyre është sekuestrimi edhe i 10 mijë dozave ekstazi. Mësohet se sasia e drogës e kapur do të shitej me çmimin mes 30-50 euro dhe që në fund fitimi do të shkonte 500 mije euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit