Ditën e sotme janë vënë në pranga dy persona në Shkodër pasi po tentonin të vidhnin një automjet të bllokuara nga policia.
Një prej të arrestuarve është roje i parkimit ku mbaheshin makinat e bllokuara nga policia. 54-vjeçari Sabri Spahija kishte planifikuar që së bashku me dhe Rushit Muhaxhiri të vidhnin në lagjen “Skënderbeg” një makinë tip “Benz”, pa targa.
Pasi ta vidhnin kishin planifikuar ta transportonin me një kamionçinë në pronësi të 34-vjeçarit.
Automjeti tip “Benz” dhe kamionçina u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.