Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.
Policia arrestoi një 36-vjeçari dhe një 28-vjeçar pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim 29-vjeçarin me inicialet P. K. pasi dyshohet se 2 ditë më parë ka vjedhur një makinë ku më pas e braktisi në fshatin Hajmel në Vau të Dejës.
Policia po vijon punën për kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme