-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

16-vjeçarja shqiptare mahnit Rita Orën në “The voice Australia”, këngëtarja e përshëndet në shqip

Kryesoret

Shqiptarja nga Kosova,  Sihana Haxhnikaj me performancën e saj në audicionet e “The voice Australia” arriti të merrte vëmendjen e këngëtares me famë botërore, Rita Ora.

Përveç se u bë pjesë e grupit të Ritës, Sihana i kujtoi këngëtares edhe një herë për origjinën e cila foli plot pasion në shqip duke përshëndetur artisten e saj dhe familjen Haxhnikaj.

16-vjeçarja solli në skenën hitin e yllit të pop-it Miley Cyrus “Nothing Breaks Like A Heart” e cila i mundësoi të tërhiqte vëmendjen Rita Orës e cila ktheu karrigen për të.

Reagimi i Orës kur kuptoi se 16-vjeçarja është më origjinë nga Kosova, ishte epik. Ora e përshëndeti në shqip mes anëtarëve të jurisë dhe publikut.

“Zemër si je?” e përshëndeti ajo në shqip, teksa e përgëzoi për performancën dhe vokalin e jashtëzakonshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit