-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A do rregullohet ndonjëherë?! Tjetër zvarritje për rrugën Plepa-Shkozet, tani ankimohet mbikëqyrja

Kryesoret

Aksi nyja Shkozet-mbikalimi Plepa, një nga rrugët me gjendjen më të degraduar në vend duket se do të vijojë të mbetet kështu edhe për disa kohë në kushtet kur procedurat e prokurimit të lidhura me të mbeten peng i ankimimeve.

Teksa Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi kompaninë fituese që do të zhvillojë punimet për riveshjen me asfalt, në Komisionin e Prokurimit Publik ka përfunduar procedura e mbikëqyrjes për këtë kontratë.

Një prej operatorëve ekonomikë ka ankimuar procedurën “Supervizion punimesh Riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalimi Plepa” kjo e lidhur me fazën e vlerësimit.

Kjo do të thotë se subjekti nuk ka rënë dakord më mënyrën sesi Komisioni ka bërë vlerësimin e ofertave nga ana e kompanive pjesëmarrëse.

Shqyrtimi nga ana e KPP do të kërkojë kështu kohën e vet të procedurës duke e shtyrë më tej nisjen e kontratës.

Pak kohë më parë ARRSH njoftoi se fituesi i kontratës për punimet në terren mbi riveshjen asfaltike ishte A.L-ASFALT me një ofertë 78.8 milionë lekë nga 124 milionë lekë që ishte fondi limit.

Rruga Plepa-Shkozet është bërë jo pak herë objekt denoncimi si nga bizneset edhe nga turoperatorët turistikë të cilët vlerësojnë se gjendja e degraduar e saj është shqetësuese dhe përveçse vështirëson qarkullimin lë përshtypje negative tek turistët.

Asfaltimi edhe pse i kërkuar me ngulm duket se është zgjedhur të bëhet në pikun e sezonit turistik dhe shihet si një pengesë më shumë për qarkullimin në ditët kur do të zërë vend.

Zbatimi i punimeve në rrugë të ndryshme në vend në kulmin e sezonit veror është një praktikë e shpeshtë që kthehet në makth për turistët dhe qarkullimin në tërësi duke shkaktuar vonesa./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit