Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan.
Mësohet në aksident janë përfshirë 4 makina ku për pasojë janë plagosur 14 persona.
Mes të plagosurve janë 7 femra dhe 7 meshkuj, të gjithë nga Kosova. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Njoftimi i policisë së Kosovës
Rruga Prishtinë-Gjilan 15.08.2023-20:00. Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku mes katër veturave. Si pasojë 14 persona (7 femra kosovare dhe 7 meshkuj kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.