Vodhën një shumë parash dhe sende me vlerë në një biznes në zonën e Unazës së Re, vihen në pranga 2 hajdutët, Shuajb Gërxhalliu 29 vjeç dhe Aljon Çezma 40 vjeç të dy banues në Tiranë. Biznesi që vodhën ndodhet në një biznes në rrugën “Teodor Keko”.
Gjatë kontrollit të aparatit celular të Aljon Çezmës u gjetën të hapura faqe që shërbejnë për vendosjen e basteve sportive. Policia thotë se po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta dy shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.