-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pagesat vjetore të taksës së ndërtesës për bizneset në Tiranë do rriten deri në 91%

Kryesoret

Rritja e çmimeve fiskale për 32 zonat kadastrale dhe të 5 njësive administrative të Tiranës, shtrenjton nivelin e taksës së ndërtesës edhe te bizneset.

Pagesat vjetore të bizneseve për taksën e ndërtesës do të rriten nga 5 deri 91%. Krahasuar në vlerë taksa vjetore e ndërtesës që paguajnë bizneset me çmimet fiskale të 2023 është gati 9 herë më tepër se pagesat e familjarëve për taksën e apartamenteve.

Formula e llogaritjes së vlerës së taksës së ndërtesës ku zhvillohet aktiviteti ekonomik, parashikon që taksa është 0,2% e vlerës së dyqanit, ndërsa vlera e dyqanit në Tiranë llogaritet sa dyfishi i çmimit fiskal për metër katror të apartamenteve.

Për qytetet e tjera, çmimi i vlerës së dyqaneve është 1,5 herë më shumë se çmimi për metër katror i apartamenteve. Për bizneset e rretheve niveli i taksës së ndërtesës nuk ndryshon, pasi nuk kanë ndryshuar çmimet e referencës, mbi bazën e të cilës llogaritet vlera e ndërtesës.

Konkretisht nëse një pronar dyqani me sipërfaqe 100 metër katror me vendndodhje në zonën kadastrale 1/1 ku çmimi i referencës me vendimin e vitit 2018 ishte 97,700 lekë për metër katror paguante në vit taksë për ndërtesën 39,080 lekë (97,700x2x100 m2 vlera e dyqanit është 19,540,000 lekë.

Taksa që paguhet është sa 0,2% e vlerës së dyqanit e llogaritur sipas dyfishit të çmimit fiskal të apartamenteve për zonën kadastrale 1/1 ku ndodhet edhe ndërtesa e biznesit).

Me rritjen e çmimeve fiskale, konkretisht në zonën kadastrale 1/1 çmimi i referencës për 2023 është 102,800 lekë për metër katror, biznesi do të paguajë 41,120 lekë në vit taksë. Krahasuar me më parë taksa është shtuar në vlerë 2,040 lekë në vit apo 5% më shumë./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit