-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sonte finalja City-Sevilla

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme në Athinë, do të zhvillohet beteja për Superkupën e Europës, Manchester City kampion në fuqi i Champions League përballë Sevilla-s ekipit fitues të Europa League.

“Dëmtimi i Kevin është një humbje e madhe për ne. Mungesa e tij ndihet kur nuk luan në një apo dy ndeshje, imagjinoni për një kohë kaq të gjatë. Pavarësisht kësaj, duhet të jemi të përqendruar te finalja.

Pas triumfit në Champions, kemi shansin të marrim edhe trofeun e Superkupës. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, pasi nuk e dimë kur mund ta luajmë sërish një ndeshje të tillë”, tha Pep Guardiola.

Te Sevilla e kanë të qartë se luajnë kundër të gjitha parashikimeve.  “Është një finale, 90 minuta lojë ku gjithçka mund të ndodhë. Para një jave u thyen nga Arsenali në Superkupën e Anglisë.

Kjo na bën të mendojmë që Sity mund ta humbasë edhe këtë ndeshje. Fitoren nga humbja i ndan fare pak. Nëse kemi fat, apo kundërshtarët do të jenë në ditë të keqe, Sevilla mund të fitojë”, u shpreh trajneri i Sevillas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit