-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të moshuarës i bie të fikët në derën e SPAK-ut, gazetarja: I morën shtëpinë

Kryesoret

Gazetarja Anila Hoxha ka treguar historinë e një të moshuare që po dergjet dyerve të SPAK-ut për të kërkuar drejtësi. Gazetarja thotë se e kanë mashtruar dhe i kanë marrë shtëpinë duke e lënë në qiell të hapur, ndërsa humbi ndjenjat para derës së SPAK duke luftuar për drejtësi.

“Më ndjekin nënë Feridetë, ose mbase unë jam shumë e ndjeshme për NËNAT! Të parën e takova në burgun e grave. E kishin harruar aty dhe si kreu i opozitës se asaj kohe, Edi Rama e mbajti fjalën jo vetëm duke i hedhur një shall krahëve e duke i dhënë përkujdes, por edhe duke i ndërtuar një shtëpi. Nënë Ferideja e atyre viteve, doli menjëherë nga burgu sapo kronika u transmetua në TCH.

Nënë Ferideja e dytë, humbi ndjenjat sot ne derë të SPAK-ut. I kanë marrë shtëpinë. E kanë mashtruar dhe dhjetra vendime të drejtësisë me te dyshuar që u shpallën fajtorë, nuk vlejnë asgjë. Ajo vazhdon të jetojë me qera, dhe me borxhe që i mori nder njerëz për të paguar avokatët gjatë dhjetë viteve gjyqe që i dhanë të drejtë. A nuk kemi secili, një luftë në jetë?

E mbylla kronikën me një pyetje krah saj: kush duhet të bëjë diçka nëse shteti nuk reagon? Nënë Feridja është 80 vjeç dhe kushdo që je , kur ta lexosh këtë status, mendo nënën tënde. Duke marrë autobusin nëpër vapë, për të ardhur në Tiranë, sepse ka ende shpresë dhe nuk dorëzohet” shkruan Anila Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit