Profesor i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku me anë të asaj që përcjellë në shkrim lë të kuptohet se shumë shpejt do të kemi disa emra të tjerë në sferën publike shqiptare që do të deklarohen “persona non grata” nga Britania e Madhe.
Sipas asaj që shkruan Karamuço, në Shqipëri ka mbërritur lista me emrat e personave që Britania e Madhe ka shpallur “non grata”, por vë theksin te fakti se kjo listë po mbahet e fshehtë.
“Britanikët kanë një politikë shumë të gabuar që mbajnë sekret emrat “non grata”. Lista e re që ka ardhur, duhet të bëhet transparente për publikun, ndryshe nuk ka asnjë vlerë…,” shkruan eksperti i kriminalistikës në Facebook.
Gati një vit më parë Britania e Madhe shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha, por në fakt vazhdimisht ka patur paralajmërime se të tjerë emra do t’i shtoheshin kësaj liste në të ardhmen.