Policia e Kavajës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi u kap në flagrancë teksa vidhte në një banesë.
Nga hetimet rezulton se ai kishte vjedhur edhe 4 banesa të tjera. Përveç vjedhjeve të regjistruara 36-vjeçari me inicialet A. Ç. rezulton të jetë i dënuar edhe më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.
Policia ka sekuestruar para dhe pajisje të vjedhura, si dhe mjete që kishin shërbyer për kryerjen e këtyre rasteve.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer i arrestuari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.