-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

La dy porosi! Kush është gjyqtari që arrestoi biznesmenin dhe krahun e djathtë të Beqjat?

Kryesoret

Gushti do të jetë i nxehtë për zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë të ministrisë së Shëndetësisë. Mbrëmë dhe sot janë ekzekutuar masat e sigurisë për tetë zyrtarë të këtij dikasteri. Në krye të hierarkisë së arrestimeve për momentin është ish-zv/ ministri Klodian Rrjepaj.

Mes personave që u lëshua urdhër arresti është edhe biznesmeni Ilir Rrapaj, i cili fitoi koncesionin 10 vjeçar me mbi 100 milionë dollarë. Masat janë firmosur nga gjyqtari i Gjykatës së Posaçme, Eron Bani, i cili ka firmosur edhe urdhër arrestin për ish-zv/ kryeministrin Arben Ahmetaj që ndodhet në arrati.

Çfarë po ndodh me Ilir Beqjan?

Hetimi për koncesionin e Sterilizimit ka nisur në vitin 2020 dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme. Koncesioni është firmosur nga dora e Ilir Beqjat në kohën që ka qenë ministër Shëndetësie.

Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj u mbajt për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur.

Informacionet paraprake theksojnë se hetimi për Beqjan është ndarë nga personat e tjerë që janë me masë sigurie deri tani. Ndërkohë që në media raportohet se gjyqtari Erion Bani i ka kërkuar prokurorisë së Posaçme që të hetojë rolin e ish-ministrit Beqja, por edhe Shkëlqim Canit, që sot u paraqit për t’u pyetur në SPAK.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit