Pasditen e sotme është zhvilluar protesta e radhës para dyerve të Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.
“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria,” është ky slogani i kësaja protestë që shoqëron qytetarët.
Gjatë kësaj proteste pjesëmarrësit janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm dhe se kundërshtojnë ekstradimin e tij.
Ditën e sotme Dritan Goxhaj, i cili u arrestua disa javë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, doli në Gjykatën e Apelit ku është lënë në fuqi masa “arrest me burg”.