Shtigjet ekzistuese dhe mundësitë e shtigjeve të reja në zona që po marrin gjithmonë e më shumë vëmendje turistike pritet që të kalojnë një proces dixhitalizimi që synon lehtësimin e aksesit të tyre për vizitorët.
Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore tashmë ka shpallur kompaninë fituese për kontratën “Shtigjet në zonat e mbrojtura: Studimi, përmirësimi, mirëmbajtja, markimi dhe hapja e shtigjeve të reja, dixhitalizimi për aksesin e tyre online”.
Referuar dokumenteve, procedura synon zhvillimin gjithëpërfshirës të zonave dhe të territorit të tyre nëpërmjet krijimit te një sistemi të integruar të shtigjeve për ecje në natyrë si bazë për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm në zonat me vlera të larta natyrore.
“Kjo do të shërbejë për tërheqjen e vizitorëve vendas dhe të huaj si dhe për zgjatjen e kohës së qëndrimit të tyre si dhe do të ofrojë kushte për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe të cilësisë së jetës për banorët lokalë.
Nëpërmjet këtij projekti parashikohet të përmirësohet oferta turistike e në të njëjtën kohë të bëhet mirëmbajtje e zonave të mbrojtura” argumenton AKZM.
Projekti në fjalë ka të paktën shtatë objektiva ku së pari analizimi i gjendjes aktuale të shtigjeve ekzistuese.
Së dyti hartimi i projektit të zbatimit për punimet e mirëmbajtjes për krijimin e hapësirave për pushim gjatë ecjes në shteg, ballkoneve panoramikë dhe sinjalistikës së 5 shtigjeve./Monitor
Artikulli i plotë këtu.