-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VOA: Durrësi probleme nga ujërat e zeza, një “bombë” ekologjike që bie ndesh me planet e qeverisë

Kryesoret

Dhjetëra milionë dollarë të injektuar në Ujësjellësin e Durrësit nuk e kanë zgjidhur problemin e shkarkimit e ujërave të zeza në det, një “bombë” ekologjike që bie ndesh me planet e qeverisë për ta transformuar qytetin-port në një parajsë të turizimit elitar.

Megjithëse është zheg, Baki Myrtollari nuk rresht së bëri ecejake përbri kanalit që përshkon lagjen e tij në periferi të Durrësit. Që kur u vendos këtu në vitin 2003, ai pa se si kanali shpejt u kthye në një “kolektor natyral” që mbledh ujërat e përdorura të banesave dhe i shkarkon më tej në det.

Teksa pulit sytë nën diellin e fortë të gushtit, Myrtollari po mendon hapin e radhës në përballjen e tij të gjatë me autoritetet, që nisi 5 vite e gjysmë më parë, për të mundësuar rehabilitimin e kanalit dhe ofrimin e shërbimit nga Ujësjellës-Kanalizime Durrës.

“Masakër mjedisore që i bëhet komunitetit të ish-Kënetës, me një popullsi mbi 45 mijë banorë, ujërat e zeza dhe uji i pijshëm bashkëjetojnë,” thotë Myrtollari me një ton denoncues.

Edhe pse qeveria ka plane të mëdha për zhvillimin e turizmit në Durrës, infrastruktura e amortizuar e trajtimit të ujërave të ndotura përbën ende një sfidë për qytetin bregdetar.

Ujësjellësi i Durrësit është i dyti më i madh në Shqipëri dhe kompania është mbështetur vazhdimisht nga donatorët dhe buxheti i shtetit, për të përmirësuar shërbimin e ofrimit të ujit të pijshëm dhe atë të kanalizimeve.

Pavarësisht kredive dhe përfitimeve të vazhdueshme në projektet dedikuar ujësjellës-kanalizimeve, të dhënat e siguruara nga BIRN nëpërmjet ligjit “Për të drejtë informimi” dhe intervistat me ekspertët mjedisorë, tregojnë se një pjesë e madhe e bashkisë i shkarkon ujërat e ndotura në det të papërpunura. /VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit