-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, Qeveria e Kosovës këmbëngulë për peticion për largimin e kryetarëve

Kryesoret

Qeveria e Kosovës vijon të këmbëngulë që vetëm përmes peticionit mund të largohen kryetrarët e komunave në veri të vendit.

Ata gjithashtu e cilësojnë si të papranueshme idenë që kryetarët e komunave veriore të japin dorëheqjen.

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Dugolli, tha se Qeveria ka marrë të gjitha vendimet për de-eskalimin e situatës në veri, kritikoi BE-në se po vendos kërkesa të reja.

“Në vend se BE-ja të shpik kërkesa të reja jo propercionale, kish qenë mirë t’i suspendoj masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Darkordimet që janë bërë në Bratisllavë të gjitha obligimet Kosova ka filluar t’i zbatoj,” deklaroi Dugolli për rtv 21.

Anëtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, sheh si qasje ndryshe të Qeverisë dhe BE-së për zgjidhjen e krizës në veri të vendit. Sipas saj, zgjidhja më e mirë do të ishte përmes dorëheqjeve të kryetarëve të komunave.

“Kurti duhet të dëshmoj se është i interesuar për zgjidhjen e krizës. Qeveria nuk mund të ndërmarr peticion sepse ai peticion duhet të nënshkruhet nga qytetarët atje, a mund të garantoj Qeveria se do ta nënshkruajnë peticionin. Rruga më e shpejtë dhe më e sinqertë edhe që kryetarët e komunave të japin dorëheqje,” tha Pantina.

Tërheqjen përmes peticionit nuk e preferon kryetari i komunës së Zvecanit, Ilir Peci. Sipas tij, preferohet të ketë marrëveshje politike.

“Procesi që përmes peticionit të largohemi nuk po më pëlqen, kjo për arsye se pse me ja dhënë dikujt tjetër me të shkarko ty kur ne mundemi vetë që përmes një marrëveshje”, tha Peci.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se kryeministri Kurti është kokëfortë karshi kërkesave ndërkombëtare. Por, kjo sipas tij do t’i bëjë dëme vendit.

SHBA-ja dhe BE-ja ka kërkuar nga Qeveria që të ndërmarr hapa urgjentë për zgjidhjen e krizës në veri të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit