Policia e Lezhës ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet E. C., i cili ishte shpallur në kërkim.
Gjykata e Lezhës e kishte dënuar të riun në muajin gusht 2022 me një 1 muaj burg për vjedhje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E. C., 19 vjeç, banues në Lezhë, të cilin Gjykata e Lezhës, në muajin gusht 2022, e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”,” thuhet në njoftimin e policisë.