Paraditen e sotme Gjykata e Vlorës ka vendosur ‘arrest me burg’ për 60-vjeçarin Theodhori Merkuri që plagosi me thikë efektivin 25 vjeçar Redin Çaushaj pak ditë më parë në Himarë. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë kthesës së fshatit Pilur kur polici që po kalonte në rrugë ndërhyri të ndalonte një konflikt mes disa personave.
25 vjeçari, me detyrë inspektor i policisë në Lukovë, ishte duke kaluar në rrugë jashtë shërbimit të orarit kur ka parë personat që po ziheshin dhe ka ndërhyrë për të mos lejuar përshkallëzimin e konfliktit. Por u godit me thikë në qafë nga 60-vjeçari dhe u dërgua në spitalin e Vlorës në gjendje kritike për jetën.