-sidi education-spot_img
19.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të shtëna në kafene”/ Dëshmitari rrëfen atentatin ndaj Kujtim Metës: Autori i maskuar hyri papritur

Kryesoret

Procesi gjyqësor ndaj Artan Tafanit, i akuzuar për atentatin ndaj Kujtim Metës në prill të vitit 2022, ka vazhduar sot në Gjykatën e Posaçme. Një dëshmitar okular ka rrëfyer për momentet e tmerrshme që ka përjetuar gjatë ngjarjes.

Ai ka treguar se e njihte viktimën dhe se banonin në të njëjtën lagje. Në kohën e atentatit, dëshmitari ndodhej në një kafene pranë stacionit të trenit të Lushnjës, duke qëndruar aty me vëllanë e tij.

Sipas dëshmisë, një person i maskuar hyri papritur në lokal, duke shkaktuar panik. “Dëgjova të shtëna dhe u fsheha nën tavolinë,” ka thënë ai, duke përshkruar frikën që përjetoi. Pas disa çastesh ka dalë nga vendi për t’u larguar nga rreziku.

Ai ka shtuar se Kujtim Meta ishte ulur disa tavolina larg hyrjes së lokalit dhe se, pasi situata u qetësua, ai dhe vëllai i tij janë kthyer për ta ndihmuar, duke bashkëpunuar me pronarin e kafenesë për ta dërguar viktimën në spital.

Dëshmitari ka theksuar se atentatori ishte i maskuar dhe se ngjarja ka shkaktuar frikë dhe traumë, sidomos te vëllai i tij.

Procesi gjyqësor ndaj Artan Tafanit do të vazhdojë në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, ku pritet të dëgjohen dëshmitarë të tjerë që mund të hedhin dritë mbi ngjarjen dhe motivet e saj./BalkanWeb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit