-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Arrin në 7 numri i policëve serbë të dorëhequr, fajtor Beogradi

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë të premten se numri i serbëve që kanë dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës në veri ka arritur në shtatë.

Një ditë më parë është raportuar se tre pjesëtarë serbë të policisë kishin dhënë dorëheqje nga ky institucion.

Në një konferencë për media, pas vizitës në qytetin e Klinës, Osmani ka thënë se fajtori për këto dorëheqje është në Beograd.

“Ka tashmë informata të konfirmuara, sipas hetimeve të institucioneve tona përgjatë këtyre javëve që, rrezikimi i këtyre pjesëtarëve, frikësimi, shantazhimi, vijnë drejtpërdrejt nga Serbia.

Burimin e kanë në Serbi, ky shtet që fatkeqësisht vazhdon me agresion të hapur në raport me Kosovën, po vazhdon që nëpërmjet institucioneve të veta ilegale dhe kriminale në Kosovë t’u bëjë presion qytetarëve serbë, të cilët janë pro integrimit, të cilët janë pro bashkëpunimit, dhe të cilët janë pro shfrytëzimit të të drejtave që u ofron atyre edhe kushtetuta, por edhe Marrëveshjet e Brukselit,” ka thënë Osmani.

Ajo i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për, shkeljen e Marrëveshjeve të Brukselit.

Mes tjerash, Osmani ka thënë se në bashkëbisedime private me zyrtarë ndërkombëtarë, ata e pranojnë se presioni ndaj policëve serbë në Kosovë vjen prej Serbisë dhe strukturave të saj.

“Veprime të tilla janë shkelje flagrante e Marrëveshjeve të Brukselit, të cilat edhe kanë parashikuar që një numër i policëve serbë të jenë të komuniteteve, pra të jenë serbë, varësisht nga vendndodhja e komunave. Unë pres nga BE-ja që të ndërmarrë masa ndaj Serbisë dhe Vuçiçit për shkelje të marrëveshjes së Brukselit,” ka thënë mes tjerash Osmani.

Dorëheqjen e policëve serbë e kanë komentuar më 17 gusht edhe diplomatë ndërkombëtarë që i përfaqësojnë vendet e tyre në Kosovë. /REL

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit