Sot mbi vendin tonë, sipas Institutit të Gjeoshkencave priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Dibër, Lezhë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje lokale të dobëta ose nuk ka reshje. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin dhe prej orëve të mesditës alternime vranësirash kalimtare të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Vranësirat në relievet kodrinore – malore do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët.
Në relievet e larta malore reshjet të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër, sipas Shërbimit Meteorologjik ushtarak.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 23 / 32°C
në vendet e ulëta: 21 / 35 °C
në vendet malore: 18 / 30 °C