-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albpetrol jep 130 milionë lekë pa garë për taksi (Dokumentet)

Kryesoret

Albpetrol, kompania publike e nxjerrjes së naftës, e cila drejtohet nga Eltar Deda ka firmosur një tender në fillim të muajit gusht, datë 7 për shërbimin e transportit të punonjësve të shoqërisë (Gorisht + Cakran-Mollaj). Tenderi 130 milionë Lekë, që duke llogaritur edhe TVSH-në kalon mbi 150 mijë Euro ka krijuar hije dyshimi. “5Pyetjet.al” publikon dokumentet.

Së pari tenderi është kapur me “karton të kuq” nga faqja që monitoron prokurimet publike për shkak se në garë mori pjesë vetëm një operator, kompania e taksive “Green Line” që në fund e fitoi duke mos pasur rrugë tjetër.

Në fakt ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Por shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokumentesh në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste.

Për këtë arsye këto tendera meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk. Së dyti, kontrata është fituar si rrallë herë me një vlerë thuajse fikse, kokë më kokë me limitin.

Kjo shumë që do të paguhet për transportin, pra 130 milionë Lekë është vetëm për një vit, duke hequr dy ditët e pushimit të fundjavës dhe festat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit