Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Cërrikut.
Një 32-vjeçare ka ndërruar jetë pasi teksa po lahej dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 20:40.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.