-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“National Geographic” zbulon bukuritë nëntokësore të Kosovës: Vend i mbushur me mrekulli natyrore

Kryesoret

National Geographic ka “zbuluar” për mes një artikull për të gjithë ndjekësit e saj bukurinë nëntokësore të Kosovës duke i dedikuar një shkrim të veçantë Shpellës së Bukuroshes së Fjetur.

“Dikur e shkatërruar nga lufta, Kosova është një vend i mbushur me mrekulli natyrore, duke përfshirë disa nga botët më të mahnitshme nëntokësore të Evropës,” nis artikulli dedikuar shpellës së veçantë në Kosovë.

Ujëvarat e lumit, më e madhja në Kosovë, janë një varg i mrekullueshëm kaskadash. Vazhdova rrugën për gati një kilometër tjetër, derisa arrita në hyrje të një shpelle, të kufizuar nga një portë.

Një vajzë e rë në të 20-tat qëndronte ulur në një kabinë të vogël (biletari). Emri i saj ishte Melisa Bojku. Pasi i dhashë dy euro, më dha një kasketë të fortë dhe së bashku hapëm derën për të hyrë brenda gojës së ngushtë të shpellës.

Brenda ishte ftohtë dhe kishte mjaft lagështirë. Disa lakuriqë nate fluturuan mbi kokat tona… Dyshemeja e shpellës ishte e lëmuar, por jo e vështirë për t’u kaluar, dhe korridoret e saj gëlqerore të mprehta ishin ndriçuar në mënyrë diskrete me drita jeshile, të verdha dhe të kuqe. Ishte në të njëjtën kohë e ashpër dhe barok, si të hyje në një katedrale madhështore të një hyjnie të lashtë.

Melisa më tregoi se shpella ishte të paktën 2 milionë vjeçare dhe se stalagmitet poshtë këmbëve tona ishin fare të reja në moshë, mbase 500 vjeçare, krahasuar me stalaktitet sipër kokave tona. Ajo bëri me shenjë drejt rrjedhës së kuqe të oksidit të hekurit, duke shpjeguar përplasjen e lashtë mes gurit gëlqeror e atij vullkanik.

Melisa më kërkoi ndjesë që nuk mundëm të vizitonim një dhomë të shpellës, pasi aty kishte mbetje njerëzore të kohës së Neolitit, që datonin afro 6 mijë vite më parë.

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit