Mediat në Prishtinë raportojnë se në veri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme një sulm ndaj policisë së Kosovës.
Indeksonline shkruan se gjatë patrullimit të zakonshëm, policia ka hasur një veturë të dyshimtë e cila nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për ndalesë.
Gjithashtu, media raporton se drejtuesit e veturës, në ikje e sipër, kanë shtënë në drejtim të policisë.
Këtij sulmi, policia është detyruar t’i përgjigjet.
Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore nga ky sulm dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.
Dyshohet se në veturë ka pasur mall të kontrabanduar. /Indeksonline/