-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mitsotakis nuk ftoi Ramën, qeveria greke: Nuk bëjmë asnjë hap pas për çështjen Beleri

Kryesoret

Kryeministri grek, Mitsotakis do të mbledhë ditën e nesërme liderët e Ballkanit Perëndimor në një darkë informale me rastin e 20 vjetorit të “Deklaratës së Selanikut” për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim Shqipëria nuk do të marrë pjesë, pasi presidenti Begaj e ka refuzuar ftesën, ndërsa kryeministri Rama nuk ka marrë ftesë dhe shak për këtë është bërë çështja e Fredi Belerit, i cili ndodhet në burg pasi u kap duke vjedhur vota.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis në një intervistë për “SKAI” ka thënë se Greqia nuk do të bëjë asnjë hap pas sa i takon qëndrimit të saj për çështjen e Belerit.

Sipas tij Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ta lejojë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës të betohet.

“Qeveria greke me një sërë ndërhyrjesh të kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, është e koordinuar me shtetin e së drejtës, jo vetëm pranë Fredi Belerit një kryetar bashkie i zgjedhur ligjërisht, i cili duhet të betohet. Shqipëria duhet të respektojë rregullat bazë të shtetit ligjor dhe ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas për këtë,” tha zëdhënësi Marinakis.

Në takimin informal kanë konfirmuar pjesëmarrjen Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës Albin Kurti, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borgiana Christo, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës.

Të pranishëm do të jenë gjithashtu edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit