Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar pasi ai kishte vjedhur një shumë parash në një xhami.
Mësohet se ai arrestuari ishte me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera ndërsa u kap në flagrancë duke tentuar të vidhte sërish një xhami.
Dyshohet se në muajin qershor ka vjedhur një shumë parash, në të njëjtën xhami.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.