Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka shkruar ditën e sotme në profilin e tij në Instagram rreth një takim që ka pasur me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Ai ka thënë se me Erdoganin kanë biseduar për rëndësinë e ruajtjes së paqes në rajon, po ashtu edhe për marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Serbisë.
”Diskutuam rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës,” ka shkruar Vuçiç.
Turqia së fundmi i ka shitur Kosovës dronë Bayraktar, gjë që kishte ngjallur reagimin e Beogradit, por Vuçiç nuk e ka përmendur këtë çështje teksa shkroi për takimin dhe bisedën me Erdogan.
View this post on Instagram