Policia e Kosovës ditën e djeshme, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Goditja 2023”, ka arrestuar një person në Pejë, pasi shtiu me armë zjarri në një aheng.
Pas kësaj, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar:
Një (1) armë AK-47
Tre (3) karikator të së njëjtës armë
Njëqind e njëzet e një (121) fishekë të kalibrit 7.62×39 mm
Dy (2) fishekë të kalibrit 7.9 mm
Gjashtë (6) gëzhoja të kalibrit 7.62×39 mm
“I dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me vendim të prokurorit të Shtetit, dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në komunikatë. /Zëri