-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Anija pësoi defekt në mes të detit, shpëtohen 200 turistë në Vlorë

Kryesoret

Policia e Vlorës për mes një njoftimi ka bërë të ditur se ka shpëtuar një anije turistike në të cilën ndodheshin në bord 200 turistë. Mësohet se anija kishte pësuar një defekt dhe ishte bllokuar në det.

Gjithashtu i kanë shkuar në ndihmë edhe një gomoneje me 3 persona në bord, pasi mjeti lundrues kishte pësuar defekt.

Menjëherë pas njoftimit për bllokimin e dy mjeteve lundruese shërbimet e Policisë Kufitare janë nisur në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë nxjerrë në breg anijen turistike.

Policia gjithashtu në njoftim shton se janë bllokuar 18 mjete lundruese pasi janë konstatuar në paligjshmëri. Mjetet e bllokuara janë 13 Jet Ski, 4 gomone dhe 1 skaf.

Bllokimi i këtyre mjeteve ka ardhur pasi kishin lundruar në zonë të ndaluar, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni në bord. Në Dhërmi, Palasë, Vlorë dhe Sarandë janë bllokuar 13 mjete lundruese Jet Ski.

Njëri nga drejtuesit u gjobit 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, si dhe mori një gjobë të dytë prej 20 000 lekë për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues.

12 drejtuesit e mjeteve të tjera u gjobitën me 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

Në Dhërmi, Palasë, Radhimë dhe Vlorë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone dhe 1 mjet lundrues skaf.

Drejtuesi i njërës prej gomoneve u gjobit 100 000 lekë për lundrim në zonë të ndaluar. Ndërsa drejtuesit e 3 gomoneve të tjera dhe drejtuesi i skafit janë ndëshkuar secili me nga 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit