Policia e Elbasanit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 65-vjeçar, pasi në ambientet e komisariatit janë paraqitur, një 14-vjeçare dhe nëna e saj.
Këto të fundit kanë kallëzuar se në vitin 2015, ai ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën në shtëpinë e gjyshërve të saj.
Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologes dhe avokatit, ndërkohë që vijojnë hetimet në drejtimin e prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.