Një aksident i rëndë është regjistrua pasditen e sotme në Çikatovë të Vjetër në Prishinë.
Mësohet se një makinë është vetëaksidentuar dhe është përplasur me trafik ndarësen e cila e ka shpuar makinën e tej për tej.
Për shkak të aksidentit ka humbur jetën një grua. Ngjarjen e rëndë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Sipas Ahmetit shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit nga shoferi.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë, një automjet, ngasësi i të cilit për shkaqe të panjohura deri më tash, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është aksidentuar”, tha ajo.
Vdekjen e 50-vjeçares e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona, një prej tyre nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti kanë ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF(Qendrën e Mjekësisë Familjare) në Drenas”.