-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i drogës në Zall Herr, lirohen nga burgu tre ushtarët

Kryesoret

Gjykata e Apelit ka liruar tre ushtaraket të cilët u arrestuan pas zbulimit të drogës në repartin e Zall Herrit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit Sokol Tahiraj dhe ka caktuar masën e sigurimit arrest ne shtëpi për të tre ushtarët.

Shefi i zbulimit, Gramoz Mulla dhe dy specialistët e zbulimit Rustem Poçi dhe Gentian Zhurda u akuzuan për shpërdorim detyre pasi në repartin të cilin ata kontrollonin u gjet 125 bime kanabis që ishte e ndarë në 6 parcela.

Të arrestuarit nuk i pranuan akuzat dhe u shprehën se kanë pasur të pamundur të kontrollonin gjithë repartin pasi ishte disa hektarë. Shqetësim të cilin e kishin shprehur edhe tek shefat e tyre.

Pas kësaj deklaratë Mullai u shpreh se konstatuar lëndën narkotike që në datën 10 korrik dhe kishte vënë në dijeni eprorin, por nuk kishte mbajtur procesverbal.

Dy ushtaraket e tjerë kanë pretenduar se nuk kane konstatuar asgjë të paligjshme dhe se për shkak të territorit të thyer nuk është kontrolluar e gjithë zona.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit