Mbrëmjen e djeshme një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të provincës Yozgat në Turqi, ku një autobus pasagjerësh ra nga 30 metra lartësi.
Mësohet se drejtuesi i autobusit me 31 pasagjerë që udhëtonte nga Sebastia për në Stamboll ka humbur kontrollin e mjetit.
Njëmbëdhjetë pasagjerë vdiqën në vend, ndërsa një tjetër viktimë ka ndërruar jetë pas plagëve të marra pasi është dërguar në spital.
19 pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime, ndërsa njëri prej tyre mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Guvernatori i Yozgatit, Mehmet Ali Ozkan, tha se besojnë se ka qenë një aksident i shkaktuar nga pakujdesia, ndërsa ministri i drejtësisë, Yilmaz Tunds bëri të ditur se për aksidentin ka nisur një hetim gjyqësor.
🇹🇷 Turkish bus crash kills 12, injures 19 – Hürriyet#Turkiye #Turkey pic.twitter.com/n4jCxhHeOn
— Attentive Media (@AttentiveCEE) August 21, 2023