“5Pyetjet.al” publikon një video “3D” të aksidentit që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në Tiranë tek liqeni, të përgatitur nga “AH Consulting Engineers”.
Makina luksoze “BMW X6” e drejtuar nga Eldi Allushi ka qenë duke lëvizur në rrugën e ‘Kosovarëve’ dhe më pas është ngjitur në maloren që ndan aksin me shëtitoren e liqenit duke përfunduar në digën e liqenit.