Nj ngjarje e rëndë është regjistruar në Kanada ku ka mbetur i vrarë një 26-vjeçar shqiptar.
Granit Ahmeti u qëllua për vdekje në orët e para të së shtunës pranë Carlsbad Springs.
I riu mësohet se punonte në një kompani karrotrecësh në Otava. Autoritet u thirrën në një adresë në Farmers Way rreth orës 3:45 të mëngjesit dhe gjetën të riun të vrarë me armë zjarri.
Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.